ART Construction

Art Construction është një kompani prestigjoze me aktivitet të përqëndruar në fushën e ndërtimit. E organizuar mirë në ide, projekte dhe staf, kjo kompani ka arritur të krijojë një filozofi të re mbi ndërtimet në Kosovë. Është kompani e vlerësuar me një prosperitet dhe rëndësi të lartë, falë një strukture organizative fleksibile, kompani e vlerësuar dhe nderuar edhe me ҫmimin ‘Residential Project of the Year”, në panairin e ndërtimit dhe patundshmërisë, të organizuar nga Relax, në muajin mars të vitit 2012, në Prishtinë.

Kjo kompani i ofron tregut kosovar një koncept të ri evropian, duke realizuar ambiente banimi sipas rregullave dhe standarteve më bashkëkohore. Inovacionet e fundit në projektim dhe teknologjia e lartë në zbatim garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për të sotmen dhe të ardhmen.

Përqafimi i standardeve evropiane dëshmon bindjen se kjo kompani zgjedh rrugën më të mirë për t’u ofruar klienteve ambiente bashkëkohore dhe tërësisht cilësore. Shtëpia është kulmi i paqes dhe qetësi për të gjithë, ku funksionaliteti, cilësia, rehatia dhe lokacioni janë profesionaliteti ynë.

Përzgjedhja e hollësishme dhe studimi i detajuar i terreneve të ndërtimit përbëjnë kushtin numër një për ndërmarrjen dhe realizimin e projektit.

Klientët tanë janë frymëzimi ynë, si për ide ashtu edhe për projekte të reja. Detyrimi ynë kryesor është realizimi në mënyrë sa më të përsosur i të gjitha këtyre ideve.

Çdo kërkesë, dëshirë apo preferencë e juaja do të gjejë një korrespondencë në vendin tonë të punës .

Qëllimi ynë i përditshëm nuk është vetëm të ndërtojmë, ndërtimi për ne është mjeti që na shpie tek krijimi dhe forcimi i vlerave tona, si individë dhe sigurisht si kompani.

Ne çdo ditë e shohim si një hap tjetër drejt përsosmërisë.

RESIDENTIAL PROJECT OF THE YEAR 2012

RESIDENTIAL PROJECT 

OF THE YEAR