FUNKSIONI


Kompleksi është i projektuar të ketë katër objekte.
Katër objektet janë të projektuar duke u mbështetur në standardet e EU-së dhe kryesisht kanë 2 nivele të garazheve të destinuara për garazhim të automjeteve dhe depo të cilat shfrytëzohen nga banorët. Objektet kanë më shumë se 1 vendparkim për njësi banesore, duke përfshirë parkimet në garazha dhe ato të hapura, si dhe mundësi shumë të lehtë që të rritet numri i parkingjeve në të ardhmen, nëse shfaqet nevoja. Përdhesa është e destinuar për lokale afariste, kryesisht për nevoja të banorëve, kurse objektet kanë gjithsej 6 deri 9 nivele banimi, ku kemi bërë organizimin e banesave të shumëllojshme në mënyrë që zgjedhja e klientëve të jetë shumë e lehtë. Sipërfaqja e banesave sillet prej 54 deri 109 m2 dhe atë dy deri në katër dhomëshe. Qasja në objekt është fare e lehtë si për këmbësor ashtu edhe me automjete. Qasja e këmbësorëve në objekt bëhet nëpërmes të shkallëve dhe galerisë (kolonadës me shtylla) e cila shtrihet përgjatë gjithë objektit në përdhese, kurse rëndësi e veçantë i është kushtuar qasjes së handikapëve për të cilët është paraparë rampa me ramje të lehtë. Qasja e atomjeteve në garazha në nivelin e epërm bëhet drejtpërsëdrejti në nivelin e suterenit duke shfrytëzuar ramjen e terrenit, kurse në nivelin e poshtëm bëhet nëpërmes rampës dhe pastaj nga dy nivelet e garazhave ekziston lidhja apo komunikimi vertikal me ashensorë deri në katin e caktuar të banimit. Gjithashtu komunikimi bëhet edhe nëpërmes të shkallëve të përbashkëta, të cilat funksionojnë si shkallë kundër zjarrit dhe kanë ndriçim natyral.

FUNKSIONI
Arkitektura

Arkitektura


Kompleksi afarist banesor përbëhet prej 4 objekteve, të cilat në tërësi me anë të lidhshmërisë urbane që kanë formojnë strukturë unike të objekteve, ku secili objekt ka identitetin e vet, por edhe të gjitha objektet së bashku janë strukturë në vete. Objektet kanë një arkitekturë bashkëkohore me një shprehje të veçantë arkitektonike.
Pasi që destinim primar i kompleksit është banimi rëndësi e veçantë i është kushtuar ngrohtësisë së objekteve, e cila është arrit me përdorimin e tullës për mveshjen e fasadave dhe ngjyrave të ngrohta. Dominimi i gjelbërimit gjithashtu ka rol të veçantë në kompleksin tonë, i cili jep një kontrast të madh në raport me fasadën me tullë të kuqe diametralisht të kundërt.

Materialet


Ashensorët do të jenë të prodhuesve të njohur botëror, si: OTIS, Schindler, Thysen Krup Kleman etj., të cilët i plotësojnë të gjitha EU normat.
Finalizimi i tyre ( enterieri ) do të jetë HD (Heavy Duty), sipas EU normave me këto specifika: dimensionet B x L = 165 x 245 cm. që qojnë nga kota -530 deri në kotën +2335, ndalesat 11 stacione, pesha mbajtëse 1000 KG/13 persona, sistemi emergjent (në rast se ndalet rryma gjatë lëvizjes, atëherë ashensori ndalet në katin e afërt, hapen dyert dhe personat mund të dalin jashtë).Kabina e ashensorit ka këto dimensione: 1000 mm. gjerësia, x 2200 mm. thellësia, x 2075 mm. lartësia. Materiali i mureve është kombinim i LAMINAT-it dhe INOX-it. Dyshemeja me granit të njëjtë si holli. Siguria: qëndrueshmëri kundër zjarrit dy orë, gjithashtu i pajisur me vend kabine edhe jashtë që tregon pozitën dhe kahjen e lëvizjes së ashensorit.

Materialet
Dyshemetë

Dyshemetë


Materialet të cilat do të përdoren në këtë objekt do të jenë të kualitetit të lartë. Dyshemeja e garazhave do të jetë nga fer betoni, dyshemeja e lokaleve afariste prej pllakave të granitit artificial, shkallët nga guri artificial Kuarc 3 cm., hollet e përbashkëta gjithashtu nga graniti artificial, dhomat e ditës dhe të fjetjes së banesave do të jenë nga parketi i bungut i klasit të parë, ku paraprakisht vendoset izolimi termik 4 cm. dhe pastaj estrih betony min. 5 cm., banjot dhe kuzhinat do të jenë prej pllakave të porcelonit (Grespania, Gardenia, Porcelanosa, Natucer e të ngjajshme).

Muret


Muret do të suvatohen fillimisht ne dy shtresa dhe pastaj do të finalizohen me glet dhe ngjyrë (ngjyra do të jetë tërësisht e bardhë). Muret ndarëse do të jenë në atë mënyrë që të pamundësohet kalimi i zërit nga një banesë në tjetrën, në korridor të përbashkët do të jenë kompozite dhe atë 2 x mure 10 cm. nga sillka, si dhe në mes 10 cm. lesh qelqi, muret e shkallëve kundër zjarrit janë kryesisht nga betoni i armuar dhe nga tullat e thjeshta të plota.

Muret
Fasada

Fasada


Të gjitha muret e jashtme janë me trashësi 25 cm. me blloka, ku pastaj do të vendoset izolimi termik 5 cm., 3 cm. hapësirë ajrore që shërben edhe për ventilimin e fasadës, si dhe tulla e fasadës me trashësi 12 cm. Por, pjesërisht kemi edhe mure të jashtme të cilat do të izolohen me stiropor të presuar N3 dhe do të finalizohen me fasadë plastike.

Izolimet


Izolimet do të bëhen si vijon: duke filluar nga themelet të cilat do të bëhen me kondor 4 mm., pastaj banjot të cilat do të bëhen me izolim special Cozmofin 1.8 mm. si dhe kulmet e rrafshëta të cilat do të jenë të izoluara me stirodur dhe hidroizolim.

Izolimet