Art Construction - ri brendimi i imazhit
Art Construction - ri brendimi i imazhit

Art Construction që nga krijimi i saj kujdeset për realizimin e përbashkët të qëllimeve në raportin ndërtues-klient, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë kërkesave të këtij të fundit dhe cilësisë së ndërtimit. Për një periudhë të shkurtër kjo kompani ka arritur të rritë volumin e punës dhe të bëjë ndryshime të mëdha, duke filluar nga Logoja e kompanisë e deri te hapat e punës, të cilët çdo ditë vazhdojnë rrugën drejt përsosmërisë.

Duke pasur gjithnjë si qëllim përmbushjen e detyrave dhe shërbimeve tona në mënyrë të shpejtë, konkrete dhe cilësore, kompania ka arritur të fitojë besimin dhe që hapësirat e banimit e të lokaleve të fillojnë shitjen sapo të fillojë ekzekutimi i projektit.

Objektet e ndërtuara nga Art Construction janë pjesë e rëndësishme arkitekturore dhe funksionale. Kjo kompani ofron banesa dhe lokale të standardeve më të larta, të cilat shtrihen në disa objekte të mëdha.