Projekti më I ri nga investitori “Art Construction” është paraparë të ndërtohet ne lagjen “Mati 1” rruga Muharrem Fejza, në Prishtinë , me një teren kryesisht të rrafshët në një pjerrsi prej 5%. Lokacioni I paraparë për projektin e objektit ka siperqfaqen 1202 m2 , gjersa siperfaqja e gjelbëruar është 235.5 m2. Gjithashtu totali I siperfaqes mbi dhe nëntokë në hapsirën ndërtuese do të jetë 4181.9 m2.
Objekti ka një bllok. Blloku përmban 31 njësi banesore, 1 lokal, 20 parkingje te brendshme, 31 depo si dhe 14 parkingje jashtë projektit.
Projekti kryesor do të jetë në bllokun urbanistik “C9” në kuader të lagjes “Mati 1” Prishtinë. E gjithë lagjia eshte urbanizuar nëpërmjet formimit të blloqeve me destinim banimi, afarizëm, përmbajtje tjera te nevojshme, te cilat blloqe kufizohen me rruget interne te kompleksit.
Gjithashtu profilet e rrugëve janë të projektuara në llogari të plotësimit të kërkesave të qarkullimit të lagjes.
Me planin rregullues do të mundësohet formimi I platove që do të mundësojnë një qarkullim më të lirë të këmbësorëve.
Në kuader të rregullimit të jashtëm janë përpunuar të gjitha siperfaqet e gjelbëruara, hapsira për lojen e femijve, dhe platoja e planifikuar në harmoni me arkitekturen e objektit.
Lokacioni: Lagjja Mati 1 > rruga Muharrem Fejza > Xhafer Shala, Prishtinë.