Të projektosh kombinimin ideal mes jetesës dhe punës!
ART Construction

Të projektosh kombinimin ideal mes jetesës dhe punës!

Ndërsa qyteti i Prishtinës vazhdon të rritet, ne po i japim madhështinë e duhur pamjes së qytetit, me projektin tonë aktual Objekti Art Construction 06, i cili është në procesin intensiv dhe dinamik të punimeve. Objekti 06 shtrihet në rrugën kryesore Muharrem Fejza, në Lagjen Mati 1 në Prishtinë, me qasje rrugore në mes rrugës B dhe rrugës C, si dhe me qasje rrugore të planifikuar në rrugën A. Një projekt i menduar ndryshe, në mes të kombinimit ideal të jetesës dhe punës brenda tij!

Objekti 06 si objekt banimi përbëhet nga gjithsej 12 njësi banesore, ku nga 3 njësi banesore janë projektuar në katin tre, katër dhe pesë, 2 njësi banesore të tipit penthouse janë projektuar në katin e gjashtë dhe 1 njësi banesore e tipit penthouse është projektuar në katin e shtatë. Ndërsa është kombinuar edhe si objekt afarist, në katin suteren, në katin përdhesë dhe në dy katet e para do të ndodhen lokalet afariste, plotësisht të gatshme për të operuar bizneset brenda tyre.

E gjithë kjo planimetri brenda objektit, do të jetë e rrethuar me dizajn unik nga jashtë,  ku për herë të parë sjellim idenë e banimit në një ambient të rrethuar me fasadë strukturale të xhamit, e cila maksimizon përjetimin e ndriçimit natyral në të gjithë ndërtesën. Kjo fasadë do të ofrojë një hapësirë moderne dhe të sofistikuar, por edhe të ngrohtë nga rrezet e diellit dhe elegante në çdo cep të saj. Gjithashtu, ndërtesa është e mbështjellur me rrjete alumini në katër anët e saj, e cila i shton vlerë ekskluzive pamjes së jashtme, poashtu edhe hijëzimit të objektit.

Ajo që e dallon këtë projekt si dhe të gjitha projektet tona, është përmbushja e të gjitha standardeve evropiane për projektimin dhe ndërtimin e objekteve, përfshirë themelet dhe rezistencën ndaj tërmeteve dhe zgjedhja e duhur e materialeve cilësore për aplikimin e tyre në ndërtim. Materialet e përdorura për ndërtimin e objektit Art Construction 06 janë vërtetuar mbi qëndrueshmërinë,sigurinë dhe cilësinë e tyre të lartë. Gjithashtu, ne ndërtojmë gjithmonë në përputhje me ligjin komunal të Prishtinës, duke u pajisur me certifikatën e pronësisë dhe kalimin e pranimit teknik në çdo projekt.

Objekti ynë është projektuar për t’u realizuar deri në detajin e fundit, ku ne mendojmë për çdo gjë që mund të ju nevojitet, qoftë për banim apo për hapësirën e punës. Ne kemi gjetur zgjidhjen edhe për parking, duke projektuar dy nivele nëntokësore me 42 vende parkimi nga brenda, 7 vende parkimi nga jashtë dhe 19 depo, të cilat do të shfrytëzohen si hapësira të mjaftueshme për klientët tanë. E gjithë ndërtesa do të jetë e rrethuar nga gjelbërimi dhe hapësirat e nevojshme për relaksim dhe çlodhje.  

Ky kombinim i arkitekturës bashkëkohore dhe dizajnit modern e bën Objektin Art Construction 06 të jetë vërtet unik në planin e tij të ndërtimit. Ky projekt do të ofrojë një hapësirë që përmbush të gjitha nevojat e banorëve dhe bizneseve, me çdo detaj të konsideruar me kujdes, për të krijuar një ndjenjë rehatie, luksi dhe stili në jetesë dhe në punë.

Nga vizioni në realitet!