Investitori: Art Construction L.L.C
Projekti: AC 11 & 12
Projektuesi: Arcadis shpk
Lokacioni: Mati 1, Prishtinë, Kosovë
Viti i projektimit: 2023
Objektet e Art Construction 11 & 12 shtrihet në Rr. Qazim Dobërdolani, pranë Rr. Muharrem Fejza në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Objektet kanë qasje të lehtë në rrethrrotullimin i cilli kryqëzon Rrugën C dhe Rrugën E, të cilat e lidhin lagjen me pjesët e tjera të qytetit.
Lokacioni i paraparë për projektin ka sipërfaqen 5169 m², ndërsa totali i sipërfaqes mbi toke dhë nëntokë në hapsirë ndërtuese do jetë 15,503.5 m².
Të dy Objektet me etazhitet 2B+P+7, secila me nga 2 lamela, përbëhen prej gjithsej 110 njësi banesore, 21 lokale, 151 parkingje të brendshme si dhe 119 depo. Secila hyrje do të ketë hapësirën shumëqëllimshe me sipërfaqe prej 88.2 m² e cila do të shfrytëzohet për nevojat e përbashkëta të banorëve, mbledhje te ndryshme, ceremoni etj.
Projekti AC 11 & 12 ka destinimin mix (Banim, apartamente luksoze, salla për trajnime, restorant, art studio, zyre, salla për konferencë, garazhe, studio të ndryshme, shitore ekskluzive, fitnes)
Materialet e Projektit: Dyert dhe dritaret janë të prodhuesit Schuco, Alumil etjj. Dyshemeja (parketi dhe pllakat – gres/porcelan janë të prodhuesve eminent të EU, gjithëherë duke pasur parasysh ndikimin e kushteve atmosferike dhe koeficientin e rrëshqitjes (antislip) për pllakat që do të përdoren në hapësirat e jashtme. Materialet e fasadës janë të prodhuesve të cilët përcaktojnë dhe prijnë në caktimin e normativave të EU: STO AG, SwissPearl, Schuco etj. Koeficienti i kalimit të nxehtësisë K< 0.8 W/m 2 K, ndërsa materialet termoizoluese dhe fasada do ti plotësojnë edhe euronormat mbi emisionin e C (karbonit) në atmosferë.
E gjithë lagjja është urbanizuar përmes formimit të blloqeve me destinim banimi, afarizëm, përmbajtje tjera të nevojshme, të cilat blloqe kufizohen me rrugët interne të kompleksit.
Gjithashtu profilet e rrugëve janë të projektuara në llogari të plotësimit të kërkesave të qarkullimit të lagjes. Me planin rregullues do mundësohet formimi i platove që do të mundësonte një qarkullim më të lirë të këmbësorëve.
Në kuader të rregullimit të jashtëm janë përpunuar të gjitha sipërfaqet e gjelëbruara dhe platoja e planifikuar në harmoni me arkitekturen e objektit.