Investitori: Art Construction L.L.C
Projekti: AC 13
Projektuesi: Arcadis shpk
Lokacioni: Mati 1, Prishtinë, Kosovë
Viti i projektimit: 2021
Objekti Art Construciton 13 shtrihet në Rr. Xhafer Shala, pranë Rr. Muharrem Fejza në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Përmbajtjet që e rrethojnë kompleksin, ndikojnë drejtpërdrejt në kualitetin e jetesës. Ajo ka qasje të lehtë në rrethrrotullimin i cilli kryqëzon Rrugën C dhe Rrugën E, e të cilat ofrojnë çasje të shpejtë në pjesët e tjera të qytetit.
Lokacioni i paraparë për projektin e objektit ka siperfaqen 2000 m² , gjersa siperfaqja e gjelbruar është 601.5 m². Gjithashtu totali I siperfaqes mbi toke dhë nëntokë në hapsirë ndërtuse do jetë 5685.8 m².
Objekti përbëhet prej gjithsej 34 njësi banesore, 4 lokale, 43 parkingje të brendshme, 34 depo si dhe 1 parking të jashtëm.
E gjithë lagjja eshte urbanizuar përmes formimit të blloqeve me destinim banimi, afarizëm, përmbajtje tjera të nevojshme, të cilat blloqe kufizohen me rrugët interne të kompleksit.
Gjithashtu profilet e rrugëve janë të projektuara në llogari të plotësimit të kërkesave të qarkullimit të lagjes. Me planin rregullues do mundësohet formimi i platove që do të mundësonte një qarkullim më të lirë të këmbësorëve.
Në kuader të rregullimit të jashtëm janë përpunuar të gjitha sipërfaqet e gjelëbruara dhe platoja e planifikuar në harmoni me arkitekturen e objektit.
Hapësira afariste e Objektit Administrata e Re, e ndërtuar në lagjen Mati 1, Prishtinë, rr.Muharrem Fejza, karakterizohet si nga destimini poashtu edhe nga arkitektura moderne. Ky projekt i cili përfshinë sipërfaqen prej 2849.7 m² është i destinuar të shërbejë si një kompleks i hapësirave administrative ku biznest mund të operojnë me kapacitet e tyre në kushte optimale.
E përberë nga një vëllim unik dhe e “mbështjellë” me qelq në të gjitha anët mundëson që drita dhe vizurat të krijojnë një efekt të madh hapësinor. Një nga materialet tjera kryesore përpos qelqit është edhe fasada ventiluese me panele, e cila është një nga aplikimet më të përdorur në arkitekturën moderne. Duke e bërë veshjen e mureve me panele dhe te dyshemesë me pllaka, kemi arritur që të shprehim elegancë, seriozitet dhe inovacion. Kjo vepër moderne, ofron zona të ndryshme, private, fleksibile dhe te përbashkëta sa i përket organizimit te brendshëm.