ART Construction L.L.C, me seli në Lagjjen Mati 1, Prishtinë, shpall konkurs për pozitën:
Inxhinier/e i/e ndertimtarise, Drejtimi Konstrukti
Detyrat:
Projektim dhe mbikëqyrje e projekteve dhe angazhime tjera të kësaj fushe
Kushtet:
• Diplomë të Fakultetit të Ndërtimtarisë, drejtimi Konstruktiv sistemi 5 vjeçar apo Master;
• Së paku 3 vite përvojë pune;
• Të dokumentohet me CV ku janë te përshkruara projektet e kandidatit (të prezentoj referencat për projektet e përfunduara nga punëdhënësi/ja);
• Të ketë aftësi menaxhimi në projekte, ti menaxhon grupet punuese në teren;
• Të jetë mirë i përgatitur në fushën e administrimit të programeve MS Office, Auto Cad dhe programeve relevante;
• Të ketë njohuri për plotësimit e dokumentacionit teknik të projekteve dhe raporteve përkatëse, raporteve me autoritetet mbikëqyrëse të projekteve, etj;
• Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhëve tjera do te jete përparësi.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-te dhe një biografi të shkurtë në: [email protected], deri më 20.06.2020
Për info shtesë, kontaktoni në numrin e telefonit: + 383 45 191 120
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.