LAGJJA E ARTË 2
ART Construction

LAGJJA E ARTË 2

Konceptimi i Lagjes së Artë ka filluar me idenë e krijimit të një lagjeje banimi e cila do të sfidojë standardet e vendosura të ndërtimit të lagjeve në Kosovë, duke ofruar hapësira kualitative dhe arkitekturë bashkëkohore. Lokacioni i lagjes është rr. Nokshiqi, Prishtina e Re, Z.K. Çagllavicë.

Projekti ka 3 faza: Faza 1 e cila përmban 7 shtëpi individuale, Faza 2 me 4 shtëpi dhe Faza 3 me 5 shtëpi.
Shtëpitë janë të ndara në disa tipe dhe nëntipe, varësisht prej madhësisë dhe komoditetit të cilin e ofrojnë, duke filluar prej tipit A si opsioni më komod e deri tek tipi E si opsioni më ekonomik, duke ofruar kështu laramani të zgjedhjes. Të gjitha shtëpitë janë projektuar me komunikimin vertikal qendror, i cili i ndan përmbajtjet në dy grupacione: atë të qëndrimt/fjetjes dhe grupacionin ekonomik. Një zgjidhje e tillë planimetrike ka mundësuar orientim dhe lidhje të mirë të kthinave mes vete.

Në apektin e shtrirjes në lokacion, shtëpitë janë trajtuar si tëresi duke formuar kështu një siluetë dinamike por edhe simtrike dhe kontekstuale në të njejtën kohë. Kulmet janë trajtuar si kulme të pjerrëta, një dhe dy ujore varësisht prej efektit arkitektonik që është synuar të arrihet, duke iu përshtatur kështu sa më mirë klimës vendore. Element karakterizues i kulturës vendore është edhe aplikimi i gurit në katin përdhesë, si një version i ri i shtëpive tradicionale por me një shije bashkëkkohore.

Përderisa përdhesa ofron stabilitet, kati i parë i trajtuar me ngjyrë të bardhë lehtësisht pushon mbi të duke krijuar një fasadë minimale bashkëkohore.
Hapjet janë aplikuar në forma dhe madhësi të ndryshme, të cilat bëjnë që secila shtëpi të ketë veçorinë e saj e cila e dallon prej të tjerave, ndonëse kanë të njejtin volum. Ngjyra si element i fortë shprehës ka gjetur zbatim në këtë projekt në theksimin e hyrjeve të secilës shtëpi, bashkë dhe me murin vertikal dallues të hyrjes duke krijuar individualiet për secilën shtëpi.
Sipërfaqet e shtëpive dallojnë sipas tipeve, ato fillojnë nga 214.74m2 deri ne 440.96m2.