22 Prilli shënon ditën e Tokës, duke rikujtuar rëndësinë e mjedisit për jetën tonë dhe brezave tonë të ardhshëm. Impakti që kemi në ruajtjen e ambientit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj ne si kompani ndërtimore përpiqemi që ndërtimin ta bëjmë më efikas dhe miqësor ndaj planetit Tokë. Ndërtimi me përgjegjësi sjell edhe ndërtimin e infrastrukturës së gjelbër, për një planet të qëndrueshëm dhe të mbrojtur në plan afatgjatë.
Fillimisht, planifikimi i hollësishëm i projektit para fillimit të tij është baza e suksesit, jo vetëm për kompaninë, por edhe për mbrojtjen e mjedisit. Planifikimi me kujdes dhe i detajuar siguron që në çdo projekt që ndërmarrim, të përfshijmë hulumtimin dhe analizimin e të gjitha alternativave të mundshme, për të zvogëluar ndikimin në mjedis dhe mbrojtjen e tij.
Investimi në teknologji, mjete dhe pajisje për ndërtim ndihmon në përmisimin dhe parandalimin e ndotjes së ambientit. Ne jemi përkushtuar që të investojmë në cilësinë e ndërtimit, duke ndihmuar jo vetëm mjedisin, por edhe punëtorët e kompanisë tonë, ashtu që puna të jetë më e shpejtë, më e lehtë dhe më efikase. Kjo është edhe arsyeja që ne gjithmonë sjellim projektet tona në kohë reale, ashtu siç parashikohet qysh në fillim të projektit. Teknologjia dhe inovacioni ndihmojnë në cilësi, efikasitet dhe qëndrueshmëri të ndërtimeve, duke u kujdesur edhe për ndikimin në mjedis.
Përdorimi i materialeve të qëndrueshme dhe burimeve të rinovueshme është një faktor tjetër kyç në planifikimin tonë të ndërtimit për të ardhmen. Në projektet tona aktuale, kemi dizajnuar dhe ndërtuar objekte me fasadë strukturale të xhamit, duke mundësuar depërtimin dhe përjetimin e ndriçimit natyral gjatë gjithë ditës, si mundësi e jashtëzakonshme për kursimin e energjisë elektrike deri në orët e mbrëmjes. Pos shfrytëzimit të ndriçimit natyral, ne kujdesemi për kontrollimin e konsumit të energjisë elektrike, përmes sistemeve të teknologjisë më të fundit të projektuara në objektet tona, duke ndikuar edhe në përdorimin efikas të energjisë, por edhe në zvogëlimin e kostove ekonomike.
Përveç kësaj, ndërtimi i hapësirave të gjelbra për rreth objekteve tona, është një tjetër pikë kyçe në çdo projekt që ne planifikojmë. Gjelbërimi, jo vetëm që ndihmon në përmisimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për banorët, por ndikon edhe në zvogëlimin e efekteve të hapësirës së urbanizuar në mjedis. Një praktikë tjetër e ndërtimit me përgjegjësi është kujdesi ndaj impaktit që mund të shkaktohet në komunitetet dhe mjedisin rrethues. Art Construction praktikon një analizë të impaktit mjedisor dhe social për çdo projekt, për të siguruar se projekti nuk do të ndikojë negativisht në komunitetet e vendosura mëparë në të njejtën zonë.
Ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi për praktikat e qëndrueshme për ndërtim është vazhdimisht duke u rritur, prandaj ne përkushtohemi që të jemi në hapa të njejtë me të tjerët në mbrojtjen e planetit dhe parandalimin e ndotjes së ambientit. Duke ndërtuar gjithnjë me standarde evropiane, ne jemi të hapur ndaj praktikave të reja ambientaliste që përfshijnë materiale të qëndrueshme, të ricikluara dhe burime të rinovueshme në projektet tona të ardhshme.
Në Art Construction, ne besojmë se puna jonë nuk është thjesht vetëm ndërtimi dhe realizimi i projekteve të menduara, por ka të bëjë edhe me krijimin e një të ardhme më të mirë për shoqërinë dhe për mjedisin. Kjo është arsyeja se pse jemi të përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë dhe përfshirjes së praktikave të ndërtimit të gjelbër në të gjitha projektet.