OBJEKTI 13
ART Construction

OBJEKTI 13

Ky projekt 13 përbëhet prej 2 objekteve  Objekti 13 dhe Administrata e re. Objektet shtrihet në Rr. Xhafer Shala, pranë Rr. Muharrem Fejza në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Objektet kanë qasje të lehtë në rreth-rrotullimin i cili kryqëzon Rrugën C dhe Rrugën E, e të cilat ofrojnë qasje të shpejtë në pjesët e tjera të qytetit. Lokacioni i paraparë për projektin e objektit ka sipërfaqen 2000 m², gjersa sipërfaqja e gjelbëruar është 601.5 m². Gjithashtu totali i sipërfaqes mbi toke dhe nëntokë në hapësire ndërtuese do jetë 5685.8 m².

Objekti 13 (banim) - Përbëhet prej gjithsej 34 njësi banesore, 4 lokale, 43 parkingje të brendshme, 34 depo si dhe 1 parking të jashtëm.

Objekti Administrata e Re - Përfshinë sipërfaqen prej 2849.7 m² është i destinuar të shërbejë si një kompleks i hapësirave administrative ku bizneset mund të operojnë me kapacitet e tyre në kushte optimale.

E përbërë nga një vëllim unik dhe e “mbështjellë” me qelq në të gjitha anët mundëson që drita dhe vizurat të krijojnë një efekt të madh hapësinor. Një nga materialet tjera kryesore përpos qelqit është edhe fasada ventiluese me panele, e cila është një nga aplikimet më të përdorur në arkitekturën moderne. Duke e bërë veshjen e mureve me panele dhe te dyshemesë me pllaka, kemi arritur që të shprehim elegancë, seriozitet dhe inovacion. Kjo vepër moderne, ofron zona të ndryshme, private, fleksibile dhe te përbashkëta sa i përket organizimit te brendshëm.