Projekti më I ri nga investitori “Art Construction” është paraparë të ndërtohet ne lagjen “Mati 1” rruga Muharrem Fejza, në Prishtinë , me një teren kryesisht të rrafshët në një pjerrsi prej 5%. Lokacioni I paraparë për projektin e objektit ka siperqfaqen 2650 m2 , gjersa siperfaqja e gjelbruar është 596 m2. Gjithashtu totali I siperfaqes mbi toke dhë nëntokë në hapsirë ndërtuse do jetë 9820 m2.
Objekti ka dy blloqe, Blloku A dhe Blloku B me gjithsej 70 njësi banesore, 6 lokale, 71 parkingje te brendshme, 71 depo si dhe 23 parkingje jashtë projektit.
Projekti kryesor do jetë në bllokun urbanistik “C9” në kuader të lagjes “Mati 1” Prishtinë. E gjithë lagjia eshte urbanizuar përmes formimit të blloqeve me destinim banimi, afarizëm, përmbajtje tjera te nevojshme, te cilat blloqe kufizohen me rruget interne te kompleksit.
Gjithashtu profilet e rrugëve janë të projektuara në llogari të plotësimit të kërkesave të qarkullimit të lagjes.
Me planin rregullues do mundësohet formimi I platove që do të mundsonte një qarkullim më të lirë të këmbësorëve.
Në kuader të rregullimit të jashtëm janë përpunuar të gjitha siperfaqet e gjelbruara, hapsira për lojen e femijve, dhe platoja e planifikuar në harmoni me arkitekturen e objektit.