Objekt banimi i kombinuar me afarizëm, mirëpo me një trajtim gjithëpërfshirës dhe elegance e pastërti në një ritëm të vazhdueshëm.
Me një sipërfaja totale prej 6380m2, i aplikuar si një koncept i tillë për arkitekturën bashkëkohore që prezanton qëndrueshmërinë dhe elegancën e mbi të gjitha pastërtinë që në tërësi krijojnë një përshtypje të një objekti sa madhështor aq edhe i thjeshtë. Jo shumë lehtë për tu arritur.
I hartuar në përputhje me kontekstin përreth, objekti respekton si dhe ofron të gjitha nevojat e banorëve në një vëllim të vetëm.
Fasada ka një ritëm të pastër, qetësi dhe hapje të mëdha, lejon dritën e diellit të depërtojë në njësitë banesore si dhe lejon të ketë pamje fantastike të qytetit, duke joshur banorët e duke u mundësuar atyre jetesë të mirëfilltë.