Projekti: Art Construction, Selia
Projektuar nga: Maden Group
Lokacioni: Mati 1, Prishtinë, Kosovë
Sipërfaqja: 6600 m2
Projekti: 2018
Në një pjesë të qytetit ku ajo zonë karakterizohet nga shumëllojshmëria e ndërtesave, si nga destimini ashtu edhe nga arkitektura, do të jetë qendra e parë e zyrave në atë zonë.
Sfida kryesore e këtij projekti ishte ngjallja dhe transformimi i asaj zone duke sjellë freski dhe inovacion.
E përberë nga një vëllim unik dhe e “mbështjellë” me qelq në te gjitha anët mundëson që drita dhe vizurat të krijojnë një efekt të madh hapësinor, ku me anë te brisoleve do të mund ta kontrollojmë dritë-hijen.
Një nga materialet tjera kryesore përpos qelqit është edhe guri-Travertina, e cila është një nga gurët më të përdorur në arkitekturën moderne. Duke e bërë veshjen e mureve dhe te dyshemesë me pllakat e Travertinës, kemi arritur që të shprehim elegancë, seriozitet dhe inovacion.
Art Construction Head Office ofron zona te ndryshme, private, fleksibile dhe te përbashkëta sa i përket organizimit te brendshëm, ku me anë te arkitekturës është mundësuar liri dhe socializim mes njerëzve që do të punojnë aty.
Një parim themelor gjatë projektimit që e ka shtjelluar Maden Group ka qene që stafi i cili punon ne ketë administratë të jetë në gjendje te përjetojë udhëtimin e tyre në ndërtese si një shëtitje ku do të kenë qasje për ne terasë. Në këtë terasë i pret një “mini pyll” i cili paraqet një integrim shembullorë të natyrës me ndërtesën, duke e pasuruar atë pjesë si dhe njëkohësisht duke mundësuar inspirim.