Objekti Afarist: Diferenca në mes të mirës dhe madhështores
ART Construction

Objekti Afarist: Diferenca në mes të mirës dhe madhështores

Hapësira e punës ka ndryshuar së bashku me mënyrën dhe organizimin e brendshëm të një biznesi. Ideja për një ambient të zyreve të mbyllura, të cilat plotësojnë vetëm kushtet bazë si hapësirë pune, ka mbetur shumë tradicionale. Bizneset po krijojnë rrugë të reja për të maksimizuar produktivitetin e punës, duke drejtuar fokusin drejt punonjësve dhe kushteve në të cilat duhet të punojnë ata.

Puna në zyre vazhdon të mbetet si një nga mjetet kryesore për të fuqizuar biznesin, sepse interaktiviteti, socializimi dhe marrëdhëniet në mes stafit, klientave dhe menaxherëve janë direkte dhe më produktive, se sa puna në shtëpi apo në ambiente tjera. Por, kjo nuk është e mjaftueshme! Zyret duhet të plotësojnë standarde të larta, në mënyrë që hapësira e punës të optimizojë sa më shumë punën dhe nevojat e njerëzve që veprojnë aty.

Andaj, ndërtesa afariste është dizajnuar dhe ndërtuar për të plotësuar çdo kërkesë të bizneseve dhe njerëzve që punojnë brenda saj. Ja pse, zgjedhja më e mirë për biznesin tuaj është objekti ynë:

Impakti i ndriçimit natyral

Hulumtimet kanë treguar se ndriçimi natyral brenda një hapësire të punës ka impakt të jashtëzakonshëm, jo vetëm në shëndetin e njeriut, por edhe në pozitivitetin, atraktivitetin dhe produktivitetin e punës.

Si rezultat, ne kemi strukturuar objektin tonë me profilet e aluminit Schüco, i veshur me xhamin trepalësh nga brendi i njohur Guardian Premium. Ky sistem multi-funksional i xhamit e bënë këtë objekt atraktiv dhe efektiv nga agimi deri në muzg për shkak të dominimit të ndriçimit natyral. Pozitiviteti rritet kur rrezet e diellit bien drejt jush!

 

Përsosmëri në çdo detaj

Objekti ynë karakterizohet nga dizajni inovativ, duke u kujdesur për çdo detaj dhe i pajisur me teknologjinë më të fundit. Dyshemetë dhe shkallët janë të shtruara me materialin Dekton, si një nga materialet më të qëndrueshme në treg për shkak të rezistencës ndaj lagështisë, njollave dhe gërvishtjeve, si dhe fleksibilitetit që ka në dizajn. Tërheqje qysh në shikim të parë!

Gjithashtu, ne jemi kujdesur që çdo gjë të jetë e rregulluar sipas nevojave të punonjësve. Me sisteme të ngrohjes / ftohjes, ventilimit dhe kondicionimit, të cilat janë nga teknologjia e fundit e brendit Toshiba, kërkesat plotësohen dhe përshtaten sipas çdo stine të vitit. Ky sistem ka treguar performancë të lartë të ngrohjes dhe kondicionimit, ndërsa ventilimi bëhet përmes një sistemi të veçantë për të 

sjellë cilësinë më të mirë të ajrit brenda ndërtesës. Lëvizja në objekt bëhet përmes dy ashensorëve, ndërsa në fillim të hyrjes gjenden recepsioni dhe dyert kryesore me sistem automatik të hapjes dhe mbylljes.  

Siguria e të gjithëve është primare për ne! Me një sistem të alarmit të markës Honeywell, dyer kundër zjarrit të prodhuesit Dierre, me rezistencë deri në 60 minuta, dalje emergjente dhe sistem të evakuimit përmes kontrollimit zanor, si dhe nën asistencën e vazhdueshme nga kamerat dhe sigurimi, ndërtesa është e pajisur me një nga sistemet më të mira të sigurisë. Përsosmëria është vlerë e imazhit të kompanisë tonë, por edhe të biznesit tuaj!

E dizajnuar për mirëqenien e të gjithëve

Ne jemi fokusuar në mirëqenien e njerëzve që do të punojnë brenda kësaj ndërtese. Dizajnimi i hapësirave të hapura brenda zyreve është i domosdoshëm, në mënyrë që të krijohen marrëdhënie shoqërore dhe bashkëpunuese. Bashkëpunimi sjell kreativitetin, ndërsa kreativiteti sjell idenë dhe punën!

Ne kemi menduar edhe për relaksimin dhe pushimin gjatë orarit të punës, ku ndërtesa përfshin edhe tarracën për relaksim. Ndërsa realizimi i tarracës është bërë, ashtu që të ketë një bar dhe një hapësirë të gjelbër në formën e pyllit, në mënyrë që të gjithë të marrin kohën e tyre të relaksohen në një ambient të qetë dhe inspirues.

Përparësitë tjera

Ne kemi ndërtuar objektin e parë afarist në lagjen Mati 1, ashtu që bizneset të kenë qasjen më të lehtë dhe të shpejtë në këtë zonë të banimit. Përparësia qëndron në qasjen e lehtë me Rrugët “C” dhe “B”, por edhe lidhjet me Rrugën “A” sipas planit urbanistik dhe afërsia me qendrën e qytetit.

Një përparësi tjetër është parkingu i siguruar, i cili përfshin 58 vende të parkingut brenda dhe 27 vende të parkingut jashtë objektit. Ajo se çfarë e karakterizon këtë parking, është realizimi i detajuar i tij nga interiori deri në sistemin e sigurisë. Ne përkushtohemi për më të mirën!

Dizajn që sjell sukses

Zgjedhni zyret tuaja, zgjedhni suksesin! Ndërtesa jonë afariste plotëson të gjitha standardet e larta dhe është plotësisht e gatshme për të ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja. Pavarësisht nëse jeni në fazën fillestare apo një kompani në rritje, ne kemi dizajnuar hapësirën perfekte për ju dhe imazhin tuaj. Bëni hapin e parë drejt një të ardhmeje më të ndritshme për biznesin tuaj!

Banesa ne Prishtine Objekti Afarist: Diferenca në mes të mirës dhe madhështores
Banesa ne Prishtine Objekti Afarist: Diferenca në mes të mirës dhe madhështores
Banesa ne Prishtine Objekti Afarist: Diferenca në mes të mirës dhe madhështores
Banesa ne Prishtine Objekti Afarist: Diferenca në mes të mirës dhe madhështores