art art art art art art art art

art construction llc

0

Loading ...

Të projektosh kombinimin ideal mes jetesës dhe punës!
ART Construction

Ndërsa qyteti i Prishtinës vazhdon të rritet, ne po i japim madhështinë e duhur pamjes së qytetit, me projektin tonë aktual Objekti Art Construction 06, i cili është në procesin intensiv dhe dinamik të punimeve. Objekti 06 shtrihet në rrugën kryesore Muharrem Fejza, në Lagjen Mati 1 në Prishtinë, me qasje rrugore në mes rrugës B dhe rrugës C, si dhe me qasje rrugore të planifikuar në rrugën A. Një projekt i menduar ndryshe, në mes të kombinimit ideal të jetesës dhe punës brenda tij!

Objekti 06 si objekt banimi përbëhet nga gjithsej 12 njësi banesore, ku nga 3 njësi banesore janë projektuar në katin tre, katër dhe pesë, 2 njësi banesore të tipit penthouse janë projektuar në katin e gjashtë dhe 1 njësi banesore e tipit penthouse është projektuar në katin e shtatë. Ndërsa është kombinuar edhe si objekt afarist, në katin suteren, në katin përdhesë dhe në dy katet e para do të ndodhen lokalet afariste, plotësisht të gatshme për të operuar bizneset brenda tyre.

E gjithë kjo planimetri brenda objektit, do të jetë e rrethuar me dizajn unik nga jashtë,  ku për herë të parë sjellim idenë e banimit në një ambient të rrethuar me fasadë strukturale të xhamit, e cila maksimizon përjetimin e ndriçimit natyral në të gjithë ndërtesën. Kjo fasadë do të ofrojë një hapësirë moderne dhe të sofistikuar, por edhe të ngrohtë nga rrezet e diellit dhe elegante në çdo cep të saj. Gjithashtu, ndërtesa është e mbështjellur me rrjete alumini në katër anët e saj, e cila i shton vlerë ekskluzive pamjes së jashtme, poashtu edhe hijëzimit të objektit.

Ajo që e dallon këtë projekt si dhe të gjitha projektet tona, është përmbushja e të gjitha standardeve evropiane për projektimin dhe ndërtimin e objekteve, përfshirë themelet dhe rezistencën ndaj tërmeteve dhe zgjedhja e duhur e materialeve cilësore për aplikimin e tyre në ndërtim. Materialet e përdorura për ndërtimin e objektit Art Construction 06 janë vërtetuar mbi qëndrueshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e tyre të lartë. Gjithashtu, ne ndërtojmë gjithmonë në përputhje me ligjin komunal të Prishtinës, duke u pajisur me certifikatën e pronësisë dhe kalimin e pranimit teknik në çdo projekt.

Objekti ynë është projektuar për t’u realizuar deri në detajin e fundit, ku ne mendojmë për çdo gjë që mund të ju nevojitet, qoftë për banim apo për hapësirën e punës. Ne kemi gjetur zgjidhjen edhe për parking, duke projektuar dy nivele nëntokësore me 42 vende parkimi nga brenda, 7 vende parkimi nga jashtë dhe 19 depo, të cilat do të shfrytëzohen si hapësira të mjaftueshme për klientët tanë. E gjithë ndërtesa do të jetë e rrethuar nga gjelbërimi dhe hapësirat e nevojshme për relaksim dhe çlodhje.  

Ky kombinim i arkitekturës bashkëkohore dhe dizajnit modern e bën Objektin Art Construction 06 të jetë vërtet unik në planin e tij të ndërtimit. Ky projekt do të ofrojë një hapësirë që përmbush të gjitha nevojat e banorëve dhe bizneseve, me çdo detaj të konsideruar me kujdes, për të krijuar një ndjenjë rehatie, luksi dhe stili në jetesë dhe në punë.

Nga vizioni në realitet!


Të projektosh kombinimin ideal mes jetesës dhe punës!
Të projektosh kombinimin ideal mes jetesës dhe punës!

PUBLIKIME
Të reja, Njoftime dhe Oferta

Lagjja e ARTË, një ëndërr e realizuar!

Lagjja e ARTË, një ëndërr e realizuar!

A keni ëndërruar gjithmonë se si do ishte shtëpia juaj? A keni menduar se si do të ndërtohej, si do të ishte e strukturuar dhe e modeluar sipas dëshirës tuaj? Nëse shtëpia do t...

OBJEKTI 06

OBJEKTI 06

Objekt banimi i kombinuar me afarizëm, mirëpo me një trajtim gjithëpërfshirës dhe elegance e pastërti në një ritëm të vazhdueshëm. Me një sipërfaja totale prej ...

OBJEKTI 13

OBJEKTI 13

Ky projekt 13 përbëhet prej 2 objekteve  Objekti 13 dhe Administrata e re. Objektet shtrihet në Rr. Xhafer Shala, pranë Rr. Muharrem Fejza në lagjen Mati 1 në Prishtinë....

LAGJJA E ARTË 2

LAGJJA E ARTË 2

Konceptimi i Lagjes së Artë ka filluar me idenë e krijimit të një lagjeje banimi e cila do të sfidojë standardet e vendosura të ndërtimit të lagjeve në Kosovë, duke ofruar hap...

Lagjja e ARTË fillon ndërtimi

Lagjja e ARTË fillon ndërtimi

E projektuar me përkushtim në një ambient të mrekullueshëm, LAGJJA E ARTË ju ofron kushte e nevojshme për një jetë të rehatshme dhe të...

Objekti 10

Objekti 10

Projekti më I ri nga investitori “Art Construction” është paraparë të ndërtohet ne lagjen “Mati 1” rruga Muharrem Fejza, në Prishtinë , me një teren kryesisht të rrafsh�...

Objekti 7,8 & 9 Fillon ndërtimin

Objekti 7,8 & 9 Fillon ndërtimin

Projekti nga investitori “Art Construction” është paraparë të ndërtohet ne lagjen “Mati 1” rruga Muharrem Fejza, në Prishtinë , me një teren kryesisht të rrafshët në nj...

Objekti Afarist

Objekti Afarist

Projekti: Art Construction, Selia Projektuar nga: Maden Group Lokacioni: Mati 1, Prishtinë, Kosovë Sipërfaqja: 6600 m2...

Art Construction me web faqe te re

Art Construction me web faqe te re

Art Construction që nga krijimi i saj kujdeset për realizimin e përbashkët të qëllimeve në raportin ndërtues-klient, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë kërkesave të k�...

Projekti i ri Objekti 05 - Fillon ndertimi

Projekti i ri Objekti 05 - Fillon ndertimi

Ky objekt është paraparë te ndertohet ne Lagjen "Mati 1" rruga "Muharrem Fejza" ne Prishtinë, me nje teren kryesisht te rrafshet me nje pjerrtesi prej 3.5%.Lokacioni i parparë për p...

Objekti 04

Objekti 04

Projekti më I ri nga investitori “Art Construction” është paraparë të ndërtohet ne lagjen “Mati 1” rruga Muharrem Fejza, në Prishtinë , me një teren kryesisht të rrafsh�...

Art Construction - ri brendimi i imazhit

Art Construction - ri brendimi i imazhit

Art Construction që nga krijimi i saj kujdeset për realizimin e përbashkët të qëllimeve në raportin ndërtues-klient, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë kërkesave të k�...